Qeveria mos ta krijojë entitetin paralel shtetëror- në Kosovë- një republikë serbe

Kosova

Qeveria mos ta krijojë entitetin paralel shtetëror- në Kosovë- një republikë serbe

Nga: Mimozë Lakna Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 17:22

Njohësi i çështjeve Kushtetuese, prof. Dr. Mazllum Baraiu, thotë se është mjaft brengosës kompromisi i fundit politik i eksponentëve të koalicionit LDK-PDK me eksponentët e Listës serbe; të cilët sipas tij në realitet janë eksponentët- përçues të interesave të qeverisë së Serbisë në institucionet e Kosovës, të cilat ende nuk i pranojnë dhe nuk i njohin, si të tilla.

“Bota sot”: Z. Baraliu, si e vlerësoni formimin e koalicionit LDK-PDK?

Mazllum Baraliu: Koalicioni në mes të LDK-së dhe PDK-së është për bashkimi të kundërtave; por jo edhe i pritshmërive të opinionit publik; madje as edhe i pritshmërive të zgjedhësve të vet subjekteve politike kryesore të përbashkuara në këtë koalicion. Është një koalicion mbase i domosdoshëm dhe imponimit nga jashtë e nga brenda, që do të duhej të ju shërbente, më tepër interesave të qendrave të jashtme vendimmarrëse dhe me ndikim në Kosovë, për të realizuar interesat dhe qëllimet e tyre strategjike politike; për të krijuar me çdo kusht dhe urgjentisht vijimësinë e dialogut te pabarabarte, të dëmshëm e të pa strukturuar-në përputhje me standardet dhe kriteret e së drejtës ndërkombëtare, që vlen dhe zbatohet në marrëdhëniet normale, korrekte dhe të barabarta diplomatike në mes të vendeve sovrane dhe të pavarura...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat