Mitrovicë, Islamic Relief ndan mish për 500 familje në vlerë prej 32 000 euro

Kosova

Mitrovicë, Islamic Relief ndan mish për 500 familje në vlerë prej 32 000 euro

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 16:55

Komuna e Mitrovicës, ka shpërnda të mërkurën mish për 500 familje me gjendje të rënd sociale, duke përfshi këtu edhe familjet e komuniteteve pakicë. Çdo familje i janë ndarë nga nëntë kg mish. Vlera e përgjithshme e mishit të shpërndarë arrin shumën prej 32 mijë euro.

Ky donacion që ka ardhur nga organizata Islamic Relif nga Anglia, është kontribut i këshilltarit në kabinetin e kryetarit Bahtiri, Sami Bilalli.

Bilalli tha se ndihma ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të mirë që ka Komuna e Mitrovicës me organizatën në fjalë, i cili bashkëpunim besohet se do të vazhdoj edhe më tutje.

Kjo organizatë edhe më parë ka ndihmuar familjet nevojtare në Mitrovicë, me 600 pako ushqimore, thueht në komunikatën e lëshuar nga Komuna e Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat