Thaçi: Në muajt e ardhëshëm do t'i fillojmë procedurat

Kosova

Thaçi: Në muajt e ardhëshëm do t'i fillojmë procedurat

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 15:05

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaci ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm Thorbjorn Jagland në Strasbourg.

Ai ka thënë se në muajt e ardhshëm do të fillojnë procedurat për anëtarësim në këtë organizatë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Thaçit në Facebook.

Sapo përfundova takimin tim të parë zyrtar ne Strasbourg. Përzgjodha Këshillin e Europës dhe Sekretarin e Përgjithshëm Thorbjorn Jagland për vizitën e parë, që të konfirmojmë nevojën, dëshirën dhe te drejten e Kosovës për komunikim më të thellë me këtë organizëm pan-Europian.

Diplomacia kosovare, në koordinim me partnerë do të punon në muajt në vijim që edhe formalisht të fillojmë procedurat e anëtarësimit.

Me Jagland biseduam për operacionet e KE në Kosovë, për grupin punues të udhëhequr nga stafi i tij dhe i imi, për konventat e drejtave të njeriut që monitorohen nga mekanizmat e KE por edhe për dialogun me Serbinë dhe situatën politike në Kosovë.

Sigurova Sekretarin Jagland se Kosova do të vazhdon me dialogun e lartë me Serbinë dhe obligimet tjera ndërkombëtare. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat