AAK kërkon debat parlamentar për ikjen e qytetarëve të Kosovës

Kosova

AAK kërkon debat parlamentar për ikjen e qytetarëve të Kosovës

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 14:30

Grupi Parlamentar i AAK’së ka vendosur të kërkojë mbajtjen e një debati parlamentar për emigrimin e qytetarëve të Kosovës në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.
Shefja e Grupit Parlamentar të AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi ka njoftuar se është rekomandim i Departamentit të Diasporës

“Si rekomandim i Departamentit të AAK-së për Diasporë, u vendos që Grupi Parlamentar i AAK-së të kërkoj që të thirret seancë e jashtëzakonshme nga Kuvendi i Kosovës,ku do të diskutohet tema e migrimit të qytetarëve të Kosovës”, ka njoftuar ajo.

Lexojeni të plotë njoftimin

Sot, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në ambientet e Kuvendit të Kosovës është takuar me Departamentet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i projektligjit për buxhetin e vitit fiskal 2015. Gjatë këtij takimi është diskutuar sektor për sektor ndarja e buxhetit të cilin e ka parapa Qeveria.

Si konkludë kryesore nga takimi i Grupit Parlamentar,doli se ky buxhet sikur edhe buxhetet nga vitet e kaluara,tregon se shpenzimet për paga dhe meditje do të rriten shumë më shpejtë, se sa të hyrat buxhetore.

Duke i krahasuar buxhetet e viteve të kaluara me këtë të këtij viti dhe të viteve të ardhëshme të hyrat e buxhetit po bëhen gjithmonë e më të mjerueshme.

Poashtu u theksua fakti se, ky buxhet është i keq dhe nuk është zhvillimor.

Në këtë takim, u ritheksua shqetësimi për ikjen e qytetarëve nga Kosova, të cilët po marrin rrugen e pa kthim të migrimit ilegal.

Si rekomandim i Departamentit të AAK-së për Diasporë, u vendos që Grupi Parlamentar i AAK-së të kërkoj që të thirret seancë e jashtëzakonshme nga Kuvendi i Kosovës,ku do të diskutohet tema e migrimit të qytetarëve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat