Thaçi sot takon bartësit e politikës së jashtme evropiane

Kosova

Thaçi sot takon bartësit e politikës së jashtme evropiane

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 08:04

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme, do të qëndrojë në Strasburg dhe Bruksel për t’u takuar me bartësit e politikës së jashtme evropiane.

“Kosova ka të ardhmen e sigurtë në familjen europiane dhe diplomacia jonë do të punon pandërprerë për të arritur idealet e integrimit Euro-Atlantik,” ka shkruar Hashim Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Kryediplomati kosovar do të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland për rritjen e ndërveprimit në mes të Kosovës dhe Këshillit të Evropës.

Shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, do të takojë edhe zëvendëspresidenten, njëherit edhe Shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisionerin i ri për zgjerimin në Bashkimin Evropian, Johanes Hahn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat