Serbët kërkojnë 7% pjesëmarrje në Qeverinë e re të Kosovës

Kosova

Serbët kërkojnë 7% pjesëmarrje në Qeverinë e re të Kosovës

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 23:33

Udhëheqësi i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq ka deklaruar se kjo listë do të kërkojë që pjesëmarrja e serbëve në Qeverinë e Kosovës mos të jetë nën 7 për qind.
Në një deklaratë për programin e Radio Kosovës në gjuhën serbe, Jabllanoviq ka thënë se atë që e kanë tash serbët është minimumi nën të cilin nuk do të shkojnë.
“Duhet pasur kujdes në këtë kushtet tona. Ne do t’i nisim negociatat duke kërkuar 7 për qind për serbët në të gjitha ministritë dhe organet ekzekutive”, ka thënë Jabllanoviq.
Sipas tij, kushtet e Listës Serbe nuk janë të drejtuar kundër askujt, por qëllimi i tyre është që të kontribuojnë në jetën më të mirë të serbëve në Kosovë.
“Këto kushte kanë të bëjnë me formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, organizimi dhe kthimi i qëndrueshëm i të shprengulëve serb brenda Kosovës, zhvillimi ekonomik i cili nuk duhet të jetë i pamundshëm në rast se nuk anulohet privatizimi aty ku jetojnë serbët, kthimi i pasurisë së Kishës Ortodokse dhe ruajtja e manastireve”, ka thënë Jabllanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat