Kërkohet ndryshimi i ligjit, 28 nëntori të jetë festë zyrtare

Kosova

Kërkohet ndryshimi i ligjit, 28 nëntori të jetë festë zyrtare

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 21:54

Institucionet publike dhe shumica e atyre private sot nuk kanë punuar, pavarësisht faktit se 28 nëntori nuk është në listën e festave zyrtare. Qytetarët kërkojnë që kjo festë të përfshihet në festat zyrtare.
Ministri i Administratës Publike Mahir Jagxhillar thotë se Qeveria e ardhshme mund të amandamentoj këtë me ligjin e saj.

"Sipas ligjit të festave zyrtare 28 nëntori është festë memoriale. Besoj se qeveria e ardhshme do të propozojë ndryshimin e ligjit, që të bëhet ndryshim në festat zyrtare ku ndoshta do të duhej të zvogëloheshin disa ditë ose shtoheshin si 28 nëntori", tha Jagxhillar për RTK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat