Koalicioni - mbrojtje e Hashimit dhe e krimit

Kosova

Koalicioni - mbrojtje e Hashimit dhe e krimit

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 17:51

LDK-ja ka qenë dhe mbetet parti e vlerave, parti e paqes dhe e luftës. LDK-ja është parti e pastër, parti që asnjëherë nuk ushtroi dhunë karshi shqiptarëve, nuk voli haraç, nuk vrau shqiptarët, nuk është akuzuar për krimin e organizuar. LDK-ja e prirë mençurisht nga gjeniu Rugovë, ia doli t i ribëjë miqtë e vjetër dhe të zërë miq dhe aleatë të rinj, të cilët, duke çliruar Kosovën, na sollën lirinë e pritur tej shekullit.
Të thuhet se LDK-ja bëri koalicion me partinë e krimeve të shumëfishta, është një falsifikim i rëndë, është një mashtrim i madh, është një shpifje e skajshme. Koalicionin e bëri klani, brenda Kryesisë të LDK-së, tashmë, i ngritur në klikë, e vënë në shërbim të SHIK-ut, rrjedhimisht, në shërbim të partisë-bandë, PDK-së. Ky klan, kjo klikë e ka kapur LDK-në, ka ngulfatur strukturat vendim-marrëse si: Kryesinë Qendrore, kryetarët e degëve, Këshillin e Përgjithshëm dhe deputetët.

Klika në kupolë

Edhepse zërat kundër në këto struktura nuk janë të pakët, megjithatë, klika në kupolë po arrin dhunshëm e përçudshëm të sigurojë numrat. Aplikimi i metodave tipike komuniste, paradoksale për demokracinë, anashkalimi me heshtje i kundërshtive individuale e grupore, injorimi total i bazës, anëtarësisë është kulmor.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat