Nuk mund të vihet në pazare posti i Presidentes Jahjaga

Kosova

Nuk mund të vihet në pazare posti i Presidentes Jahjaga

Nga: Valbona Mazreku Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 17:23

Të pakënaqur me arritjen e koalicionit mes Partisë demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka nga të dyja palët. Derisa në PDK ka të pakënaqur me humbjen e pozitës së kryeministrit, në LDK, ka të pakënaqur pikërisht për bashkëqeverisje me partin rivale të përbetuar të tyre, PDK-në. Arritja e këtij koalicioni nga jashtë shihet si ndërmjetësim i presidentes AtifeteJahjaga, si fakt uniteti në vend, por analistë dhe njohës të çështjeve kushtetuese, e shohin Jahjagën vetëm si figurë simbolike, derisa janë të bindur se marrëveshja është bërë nga vendet e kuantit e veçmas Ambasadores së shteteve të Bashkuara të Amerikës, TraceyAnnJackobson. Zërat se qeverisja PDK-LDK nuk do ketë jetë e gjatë,bazuar në përçarjet e mëdha që kanë këta partner të koalicionit, dhe mundësisë së prishjes mes vete, nuk do të preknin aspak pozitën e presidentes Jahjaga, por do të mund të ndikonin vetëm në lëkundjen e reputacionit të saj në politik.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat