Kurti: Kombi është edhe ekonomi

Kosova

Kurti: Kombi është edhe ekonomi

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 14:23

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e konsideron të rëndësishëm tregun e përbashkët Kosovë Shqipëri.
Gjatë vizitës në panairin “Blej Shqip”, Kurti tha se prodhimi ekonomik shqiptar do ta bënte Shqipërinë e Kosovën të barabartë me të tjerët.

“Shumica dërmuese e mallrave që i konsumojnë shqiptarët nuk janë të prodhuara nga shqiptarët, kjo mund të ndryshohet dhe duhet të ndryshoj. Përveçse gjuhë dhe flamur, përveçse kulturë dhe histori, kombi është edhe ekonomi. Ndërkaq ekonomia kombëtare, para së gjithash e mbi të gjitha është prodhim. Prodhimi do të na bëj të barabartë edhe me të tjerët, ashtu sikurse rishpërndarja që na bënë të barabartë brenda vetes. Fushata blej shqip, ka filluar në vitin 2009 dhe ja ku jemi 5 vjet më vonë duke e shndërruar atë në nivel institucional të bashkëpunimit midis komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Shqipëri. ”theksoi Kurti/M.L.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat