Rrëfime për daljen e parë të UÇK-së në skenë

Kosova

Rrëfime për daljen e parë të UÇK-së në skenë

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 12:30

Sa herë vjen nëntori kujtohet dalja e parë në skenë të UÇK-së, që ndodhi ditën e 28 nëntorit të 97-ës, në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Dy ditë më parë, ushtria serbe vrau në mënyrë tinëzare mësuesin e shkollës së Llaushës, Halit Geci. E në ceremoninë e varrimit të mësuesit, me 28 nëntor 1997, UÇK-ja vendosi që bëjë publike ushtrinë e formuar.
Të tre djemtë, tw deleguar pwr publikimin e informatës para masës, nuk e dinin se po bënin historinë.

Para një numri të madh qytetarësh plot emocion, u lexua deklarata e UÇK-së. Atë ditë të ftohtë të 97-ës, këtë detyrë e kishte ushtari Rexhep Selimi.
Për KosovaPress, Selimi rrëfen për përpilimin e asaj deklarate. Thotë se ka qenë shumë e thjeshtë, nuk i është kushtuar ndonjë rëndësi e veçantë, ndoshta sepse asokohe nuk është menduar se ajo deklaratë do të hyjë në mesin e atyre historike.
Edhe pse deklarata iu besua Rexhep Selimit, kjo nuk e bënë atë më të dalluar se ushtarët e tjerë. Këtë e thotë vet Selimi, i cili atë detyrë e kishte pranuar në shenjë respekti e besimi nga bashkëluftarët e tjerë.
Selimi rrëfen, se asokohe UÇK-ja ka qenë mirë e organizuar,e shtrirë dhe shumë e fuqishme.
Ditën e 28 nëntorit të 97-ës, UÇK-ja, nuk kishte frikë. Ata ushtarë veç ndjenin emocion kur shihnin fytyrat e emocionuara të qytetarëve në publik tek brohorisnin emrin e UÇK-së.

Kështu e rrëfen ngjarjen edhe Daut Haradinaj. Asokohe ishte veç një djalë 19 vjeçar që u bë pjesë e UÇK-së.
Për dallim nga të tjerët, Daut Haradinaj ditën e 28 nëntorit të 97-ës u shfaqë pa maskë.
Por ai thotë se e gjithë kjo ishte veç një rastësi a kujdes i mangët i tij.
Haradinaj thotë se në ato rrethana nuk kishte shumë hapësirë të mendonte për veprimet e tij, sikur kjo e daljes pa maskë.
Ai rrëfen se përkushtimi i luftëtarëve ka qenë armatimi dhe përballja me forcat serbe. Çdo herë me të vetmin qëllim, që të largojnë Serbinë nga Kosova.
Rexhep Selimi, thotë se UÇK ishte atëbotë si një ushtri që prijësi i saj Adem Jashari e motivoi çdo herë për të mos rënë asnjëherë.
Shfaqjen e UÇK-së në publik në ditën e ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, Selimi e Haradinaj e quajnë krejt rastësi. Por që e vlerësojnë si një rastësi kuptimplotë.
Të dy thonë se meritat më të mëdha për lirinë që e gëzojmë i kanë dëshmorët. Ata thonë se festat e nëntorit duhet të rrumbullakësohen me figurën emblematike dhe sakrificën e familjes Jashari.
17 vite pas datës historike të nëntorit të 97-ës, rrëfehet për UÇK-në si një ushtri që nuk ka mundur të zhduket asnjëherë. Madje ajo sa herë që është goditur është rritur edhe më shumë.
Beteja e parë frontale e UÇK-së filloj në fshatin Vojnikë në shtëpinë e Abedin Rexhës-Sandokanit, me 25 nëntor 1997, vazhdoj me betejën e Rezallës ku më pas u vra edhe mësuesi Halit Geci, e përfundoj me daljen e parëpublike të UÇK-së në Llaushë të Skenderajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat