Valon Murati thotë se shqiptarët duhet gjetur rrugën për bashkim kombëtar

Kosova

Valon Murati thotë se shqiptarët duhet gjetur rrugën për bashkim kombëtar

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 21:59

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim thotë se shqiptarët janë përgjigjur se duan bashkim kombëtar.
Por sipas tij ajo që nuk dihet është rruga që duhet ndjekur për arritjen e këtij qëllimi.

""A duhet të bashkohen shqiptarët"? - është pyetja retorike më absurde që bëhet. Kësaj pyetjej populli shqiptar iu ka përgjigjur me dhjetra herë, me luftëra, dëshmorë, burgje, protesta, demonstrata, manifestime, këngë, festime etj. Pyetja dhe çështja që do të duhej të shtrohej për diskutim e që kërkon përgjigje serioze është 'cila rrugë duhet të ndiqet për ta realizuar bashkimin kombtarë"?", ka shkruar Murati në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat