Berati “kërcënon” qeverinë e re me ‘fatwa’ nëse hyn Margarita

Kosova

Berati “kërcënon” qeverinë e re me ‘fatwa’ nëse hyn Margarita

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 21:41

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala ka thënë nëse zgjedhet ministër ish pronarja e gazetës, Kosova Sot, Margarita Kadriu atëherë ai do të mundohet t’ia nxij jetën kësaj qeverie.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ai ka thënë se po pret të mësojë emrat e ministrave të rinj që më pas të vendos se çfarë qëndrimi do mbaj ndaj qeverisë së re.

Lexojeni postimin e plotë të Berat Buzhales:

“Paraprakisht, deshiroj ta bej te qarte se qendrimi im perballe Qeverise se ardhshme do te jete i lidhur ngushte me faktin me emrat e ministrave qe do te caktohen. Pra, po e dini ndoshta cka po deshiroj te them, e ndoshta edhe ne kend po mendoj. Pra, me ba vaki qe Margarita Kadriu me qene ministre, une, me krejt fuqine time, ne FB, i shpalli fatwa kesaj qeverie . Le te maten mire cka po bajne...”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat