Isa dhe Thaçi a do të guxojnë ti hapin dosjet!

Kosova

Isa dhe Thaçi a do të guxojnë ti hapin dosjet!

Nga: Albulenë Muji Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 17:27

Vendimi nga partnerët e koalicionit LDK-PDK për hapjen e dosjeve dhe për dënimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit varen nga trysnia e ndërkombëtarëve.

A do të ketë guxim qeveria e re e Kosovës që të bëjë hapin gjigant të shtetndërtimit, të hap dosjet?! Në të gjitha qeveritë e deritanishme dhe legjislaturat dyshohet se ka pasur spiun të UDB-së. Shqipëria ka filluar ti hyjë këtij procesi, dhe të nis shkurorëzimin nga shërbëtorët e diktaturës dhe të shërbimeve fqinje. Edhe zbardhja e dosjeve në Shqipëri mund të sjellë tronditje në Kosovë. Jo pak figura politike kanë ‘qarkulluar’ në politikë nëpërmjet ndihmës së UDB-së, shpëlarjes së biografisë me burgun ën Shqipëri apo kinse me mbështetjen që kishte nga shërbimi sekret i diktaturës Hoxha.

A është e pamundur?!
Hapja e dosjeve nga ana e qeverisë së re po shihet si akt i vështirë, pasi që shumica e dosjeve ndodhen në Beograd dhe në Lubjanë. Por, ka shpresë me krijimin e Gjykatës Speciale pasi që ajo mbase mund të merret edhe me këto dosje.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat