Vazhdon mbështetja austriake për KFOR-in

Kosova

Vazhdon mbështetja austriake për KFOR-in

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 17:07

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo ka vlerësuar bashkëpunimin me Austrisë dhe mbështetjen që ky shtet po jep ndaj misionit të KFOR-it. Ai theksoi rezultatet e shkëlqyera dhe profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të shërbimit austriak.
Këto komente gjenerali Figliuolo i bëri gjatë takimit me zëvendës presidentin e Këshillit Nacional Austriak Karlheinz Kopf në Shtabin Qendror të NATO-KFOR-it në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të KFOR-it, gjenerali Figliuolo bisedoi me Kopf rreth situatës aktuale të sigurisë në Kosovë dhe kontributin e kontingjentit austriak ndaj KFOR-it. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ambasadori austriak në Kosovë, Johann Brieger dhe zëvendës komandanti i KFOR-it, Gjeneral Brigade Anton Wldner.

Komandanti i KFOR-it dhe Kopf u dakorduan për rëndësinë e rolit të KFOR-it në kontributin e dhënë si përgjegjës i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe të gjitha organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Gjenerali Figliuolo gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e Austrisë dhe mbështetjen ndaj misionit të KFOR-it. Ai theksoi rezultatet e shkëlqyera dhe profesionalizmin e lartë të pjesëtarëve të shërbimit austriak.

Kopf konfirmoi se Austria do të vazhdojë ta mbështesë misionin e KFOR-it. Aktualisht kontingjenti austriak përbëhet prej pjesëtarëve në shërbim, të cilët përfaqësojnë kontributin më të madh të një shteti jo anëtar të NATO-s në KFOR.

Personeli ushtarak i Forcave të Armatosura Austriake janë kryesisht të vendosur në Pejë si pjesë e Grupit Luftarak Shumëkombësh – Perëndim, në kampin e Prizrenit dhe në Prishtinë, si pjesë e Stafit të SHQ të KFOR-it dhe të Grupit të Përbashkët për Mbështetje Logjistike.

Ky takim është vazhdimësi e takimeve të ngjashme të mbajtura nga Komandanti i KFOR-it, për të harmonizuar qasjen gjithëpërfshirëse për normalizim të raporteve në rajonin e Ballkanit nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat