Edhe Thaçi konfirmon: Marrëveshja javën e ardhshme

Kosova

Edhe Thaçi konfirmon: Marrëveshja javën e ardhshme

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:20

Edhe lideri i PDK-ë, Hashim Thaçi e ka konfirmuar se sot janë takuar me partnerin e koalicionit, Isa Mustafën dhe se marrëveshja do të nënshkruhet javën e ardhshme. Edhe Thaçi e bëri të ditur këtë përmes faqes së tij në Facebook.

Lexojeni të plotë njoftimin e Thaçit

Sot u takuam me kryetarin e LDK-së, z. Mustafa. Biseduam rreth punës së grupeve punuese për programin qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive institucionale. Ishte konkludim i përbashkët se është bërë një punë efektive në kuadër të bashkëpunimit ndërpartiak, PDK-LDK, që qeverisja të jetë e suksesshme në realizimin e projekteve dhe agjendës. Presim që marrëveshjen perfundimtare ta nënshkruajmë javën e ardhshme kur do të bëhet ndarja e përgjegjësive institucionale. HTH/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat