ZYRTARE: Marrëveshja LDK-PDK nënshkruhet javën e ardhshme

Kosova

ZYRTARE: Marrëveshja LDK-PDK nënshkruhet javën e ardhshme

Nga: H. Orana Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 14:54

Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka njoftuar se është takuar sot me liderin e PDK-së Hashim Thaçin. Ai ka thënë se marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë javës së ardhshme. Këto i ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Sot u takuam me z. Thaçi, Kryetar i PDK-së. Biseduam lidhur me progresin e grupeve për harmonizimin e programit qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive. Është bërë një punë e rëndësishme në definimin raporteve të bashkëpunimit, në mënyrë që qeverisja të jetë e qëndrueshme dhe efektive. Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme. Me marrëveshje do të bëhet edhe ndarja e përgjegjësive, përfshirë edhe fushat e caktuara të qeverisjes. Pas kësaj do të pasojnë konsultimet e brendshme për caktimin e kabinetit qeveritar./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat