Nuk ka ristrukturim dhe ridizajnim të ministrive

Kosova

Nuk ka ristrukturim dhe ridizajnim të ministrive

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 14:01

Është spekuluar në media se koalicioni i ardhshëm qeveritar PDK-LDK, kanë rënë dakord për ristrukturimin dhe ridizajnimin e ministrive. Por sipas burimeve jo zyrtare thuhet se kjo është vetëm një spekulim, pasiqë nuk do të ketë ridizajnim të ministrive.

Është spekuluar se ministrive aktuale do të iu ndrydhohen emrat. Kështu, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është pëfolur se do të riemërohet si Ministria e Kulturës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ndërsa, burimet e gazetës “Bota sot”, theksojnë se, një gjë e tillë nuk është e vërtet dhe se Grupet Punuese të dy partive nuk janë duke punuar në këtë drejtim. N.Sh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat