Thaçi premton njerëz kredibil në institucione

Kosova

Thaçi premton njerëz kredibil në institucione

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 12:40

Mbledhja e qeverisë shfrytëzohet nga Thaçi, për të folur për koalicionin me LDK-në.
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë i ka kushtuar disa minuta për të folur për koalicionin e tij me LDK-në.

Thaçi njoftoi kabinetin qeveritar në ikje, se javën e kaluar është ndërtuar koalicioni i ri, i cili siç tha ai, ka zotimin për integrim dhe zhvillim.

“Do të krijojmë ambient dhe hapësirë të mjaftueshme për opozitën, do të punojmë për një vend të zhvilluar, për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, që të fitojmë sa më shpejtë liberalizimin e vizave dhe integrimin ne NATO dhe BE”, tha Thaçi.

Lidhur me koalicionin Thaçi tha se është respektuar vullneti shumicë i qytetarëve të Republikës së Kosovës i shprehur i shprehur më 8 qershor, po ashtu është respektuar edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe ajo që ndodhi javën e kaluar me nënshkrimin e marrëveshjes në parim për koalicion me LDK, dëshmon se Kosova ka një koalicion të ri për institucionet e ardhshme, koalicion ky me zotimin për zhvillim dhe integrim.

Për kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi, qeveria e koalicionit PDK LDK, do të vazhdojnë projektet ekzistuese duke jetësuar edhe projekte të reja, për t’i dhënë vendit institucione stabile, demokratike me njerëz kredibil. Institucionet e ndërtuar nga PDK dhe LDK sipas Thaçit, do të jenë institucione të dinjitetshme. Valbona Mazreku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat