NATO: Ushtria e Kosovës është çështje e Kosovës

Kosova

NATO: Ushtria e Kosovës është çështje e Kosovës

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 10:37

NATO ka bërë me dije se shndërrimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës është çështje e brendshme e sa dhe i përket institucioneve vendore.
Nga Aleanca ushtarake veri atlantike është theksuar se “niveli i angazhimit të NATO-s në përkrahje të FSK-së mund të rishqyrtohet në mënyrë që të ndryshojë mandati i këtyre forcave në Kosovë”.
Kështu ka deklaruar përfaqësuesja për shtyp në selinë e Aleancës atlantike në Bruksel Oana Lungescu duke u përgjigjur në pyetjen e agjencisë serbe Beta, rreth deklaratës së ministrit të FSK-së Agim Çeku se FSK shumë shpejtë do të shndërrohet në ushtri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat