Këto ishin kushtet e Isa Mustafës për bashkëqeverisje me Hashim Thaçin!

Kosova

Këto ishin kushtet e Isa Mustafës për bashkëqeverisje me Hashim Thaçin!

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 10:33

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa para se të nënshkruante marrëveshjen me Hashim Thaçin i kishte vendosur disa kushte PDK-së dhe Hashim Thaçit. Siç merr vesh Gazeta Blic, kushti kryesor ka qenë posti i marrjes së kryeministrit nga ana e LDK-së, gjegjësisht nga vetë Isa Mustafa.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas këtij burimi, nëse nuk do të realizohet ky kusht, marrëveshja nuk do të realizohet në asnjë formë.

Sipas këtij burimi, kusht tjetër kryesor i LDK-së për PDK-në është përbërja e kabinetit qeveritar.

“Isa Mustafa i ka vënë PDK-së e Hashim Thaçit si kusht mos përfshirjen në kabinetin qeveritar asnjë ministër i cili është përfolur për afera korruptive dhe që është përofolur për veprime tjera të paligjshme, sidomos që lidhen me ish- Shërbimin Informativ të Kosovës”, ka thënë ky burim brenda LDK-së.

Gjithnjë sipas këtij burimi, Isa Mustafa ka vënë si kusht që në kabinetin qeveritar PDK t’i ketë tri femra ministre.
Mirëpo, pavarësisht këtyre kushteve që Isa Mustafa i ka vënë PDK-së, marrëveshja as pas një jave nuk ka nisur implementimin e saj.

PDK ende publikisht nuk po e pranon se posti i kryeministrit i takon LDK-së.

Nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi i ka thënë mediave se ende nuk është ndarë asnjë post, përfshirë edhe postin e kryeministrit. Mirëpo, ajo ka thënë se nuk ka kurrfarë mosmarrëveshje me LDK-në.

Nga burime brenda PDK-së ka marrë vesh se Hashim Thaçi po bën presion që Jahjaga të dorëhiqet, në mënyrë që ai të shkoj menjëherë president.

“Nuk mund të mbesë Thaçi me gishta në gojë, dhe të pres më shumë se një vjet e gjysmë për të ardhur në krye të shtetit, ngase gjërat deri atëherë mund të ndryshojnë. Në këtë formë Thaçi dhe PDK po bëjnë presion tek e para e vendit, Atifete Jahjaga që kjo e fundit të japë dorëheqje, dhe që në seancën konstituive të votohet kryetari i Kuvendit, Presidenti dhe kryeministri”, ka thënë ky burim brenda PDK-së.

Marrëveshja ndërmjet PDK-së e LDK-së për bashkëqeverise u arrit javën e kaluar, mirëpo ende nuk është caktuar as vazhdimi i seancës konstituive e as nuk janë bërë publik as emri i kryeministrit e as ministrave. Arsye kryesore thuhet të jetë posti i presidentit për Hashim Thaçin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat