Kadaj- Bujupi: AAK do të jetë një opozitë e fuqishme

Kosova

Kadaj- Bujupi: AAK do të jetë një opozitë e fuqishme

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 09:54

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi, në një bisedë për media, ka thënë se ajo si shefe e Grupit Parlamentar të partisë së saj, do të jetë e zëshme në Kuvend.

Kadaj-Bujupi, thotë se AAK do të jetë një opozitë e fuqishme, duke ballafaquar qeverinë e re, me të gjitha kërkesat e qytetarëve.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë një opozitë e fuqishme. Interesat dhe kërkesat e qytetarëve të vendit do të jenë prioritet. Zhvillimi i ekonomisë, respektimi i ligjeve, e shumë çështje të tjera që po proekupojnë qytetarët tanë”, ka thënë Kadaj- Bujupi.

Me rastin e shënimit të festës së 28 Nëntorit, deputetja e AAK-së, ka uruar të gjithë shqiptarët anë e kënd botës, duke uruar për mbarësi dhe mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat