Shtyrja e seancës konstituive, e panevojshme

Kosova

Shtyrja e seancës konstituive, e panevojshme

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 08:34

Ujdia mes kreut të PDK-së, Hashim Thaçi dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, që seanca për konstituimin e Kuvendit të zhvillohet më 8 dhjetor, i ka lënë pa koment edhe vet anëtarët e grupeve punuese të këtyre partive. I kontaktuar nga gazeta, nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, ka thënë se nuk mund të thotë asgjë për këtë çështje. E njëjtë ka qenë edhe përgjigja e anëtarit të kryesisë së LDK-së, Agim Veliu.

Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga kryesuesja, Flora Brovina, por një gjë e tillë ka qene pamundur. Madje përgjigje nuk ka qenë e mundur të merret as nga këshilltari për media i presidentes, Arbër Vllahiu. Ky i fundit është arsyetuar se ka pasur shumë takime dhe nuk ka gjetur kohe të përgjigjet në pyetjen se a do të bëjë “presion” presidentja Jahjaga që seanca të thirret sa më shpejtë.

Pikërisht, e para e vendit kishte alarmuar qytetarët e vendit se moskrijimi i institucioneve po i lëkund themelet e shtetit. Ndërsa analistët politikë e vlerësojnë të paarsyeshme shtyrjen e konstituimit të Kuvendit. Për analistin politik, Imer Mushkolaj, zvarritja e formimit të institucioneve është totalisht e panevojshme dhe sipas tij, nuk ka qenë dashur të maltretohen qytetarët edhe 2 javë tjera. Ai, krijimin e grupeve punuese e vlerëson si kamuflazh./Tribuna/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat