Rron Gjinovci thirrje urgjente: Studentë, mos iu bashkoni protestës së shoqatave të luftës

Kosova

Rron Gjinovci thirrje urgjente: Studentë, mos iu bashkoni protestës së shoqatave të luftës

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 00:11

Rron Gjinovci, aktivist i Shoqërisë Civile ju ka bërë thirrje intelektualëve të vendit dhe qytetarëve të ndershëm të Kosovës, me dhënë mbështetje publike për vendimet e rektorit të UP-së dhe Senatit të UP-së.
“Mora vesh se ata që kanë përfitu prej gjendjes në UP deri tash, si puna e atyne krimenelëve të organizatave studentore që fatkeqësisht e kanë statusin e studentëve, kanë fillu me thirrë protesta nëpër Fakultete. Ndërkohë, shoqatat e dala nga lufta të cilat asniherë s’kanë protestu për asnjë çështje me randësi për Kosovën, e marr si shembull veç marrëveshjet me Serbinë, neser poashtu me protesta dojnë me i futë 1000 studenta t’paaftë në UP”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.
Sipas tij, kushdo që i kundërshton reformat që e rrisin cilësinë në UP, tregon se ka hy në UP me dallavere dhe se duhet me e çitë prej UP-së.
“Ju bëj thirrje kolegëve studentë me i bojkotu kto thirrje që vijnë prej kriminelëve të krimit të organizum në UP. Ju bëj thirrje të gjithë atyne që kanë një pikë ndërgjegje me fillu me u shpreh publikisht në mbështetje të reformës në UP ashtuqë ma në fund UP-ja me u ba universiteti mirëfilli. Mbështeteni UP dhe përdoreni hashtagun ‪#‎meUP‬ ashtuqë me u organizu sa ma mirë me komente”, ka shkruar ai në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat