Haradinaj lut rektorin që të verifikoj studentët - fëmijë të dëshmorëve

Kosova

Haradinaj lut rektorin që të verifikoj studentët - fëmijë të dëshmorëve

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 00:01

Diskutimeve të fundit për pranimin si student të fëmijëve të dëshmorëve i është bashkuar edhe deputeti i AAK'së, Daut Haradinaj.
Kur për nesër është paralajmëruar një protestë e shoqatave të dala nga lufta, Haradinaj flet se si rektorit duhet t’i propozohet që të verifikoj çdo aplikant me një dëshmi që prindi apo familjari i tyre është dëshmor.

Edhe Haradinaj, përmes një publikimi në rrjetin social facebook, thotë se tashmë është krijuar një mosbesim tek listat e hartuara nga Shoqatat e Luftës, por sipas tij një prej parakushteve minimale, është se të gjithë të rinjtë në Kosovë kanë të drejt për shkollim.

“Jam i bindur që s'ka njeri në Kosovë që do të refuzonte arsimimin e fëmijëve të dëshmorëve. Sidoqoftë ajo që po duket sheshazi është mosbesimi i krijuar me listat e hartuara nga Shoqatat e Luftës. Prandaj them se në këtë mes është mëse logjike që Rektorit të Universitetit t'i bëhet propozimi që çdo aplikanti t'i kërkohet dëshmia për prindërit dhe familjarët dëshmorë në mënyrë që ky problem të zgjidhet fare lehtë. Tekefundit në Kosovë të gjithë të rinjtë kanë dhe duhet ta kenë të drejtën e pamohueshme për shkollim. Dhe kjo është një prej parakushteve minimale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat