Xhavit Haliti: PDK do jetë e paknaqur nëse nuk e mban kryeministrinë!

Kosova

Xhavit Haliti: PDK do jetë e paknaqur nëse nuk e mban kryeministrinë!

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 21:33

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti vlerëson se PDK do të jetë e paknaqur nëse kjo parti nuk e mban postin e kryeministrtit si shkak i marrëveshjes me LDK për ndarje të pushtetit në qeveri.

Duke folur te emisioni Zona B e Klan Kosovës, Haliti ka thënë megjithatë ashtu si do të vendos grupi punues i PDK-së që momentalisht po negocion me LDK-në për ndarjen e posteve, PDK do e pranoj çfarëdo vendimi.

“PDK prej fillimit ka qenë e përcaktuar që kryeministër të bëhet z. Thaçi dhe si parti nuk mund të jetë e kënaqur që ai të mos bëhet kryeministër. Mirëpo ne ia kemi besuar grupit punues dhe tani kushdo që zgjedhet nuk besoj se do të ketë kundërshtime brenda PDK-së. Të paknaqur mund të ketë”, ka thënë Haliti.

Ai ka folur se si ka pasur një lloj pajtimi parazgjedhor që PDK dhe LDK ta bëjnë bashkë qeverinë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, mirëpo “ndoshta LDK mendoj se do të fitoj më shumë vota, ndoshta të dal partia e parë dhe kështu do të kishte më shumë fuqi për të përcaktuar koalicionin qeverisës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat