Mobilizohet AAK-ja

Kosova

Mobilizohet AAK-ja

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 20:44

Aleanca për Prishtinë i jap mbështetje të plotë kryetarit Haradinaj në punën dhe përkushtimin e tij për të mundësuar ndryshimin e vërtetë në vend!
Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Besnik Tahiri, ka thënë se koalicioni PDK-LDK mund te ketë stabilitet numeric, por jo edhe popullor.
“Jo pse disa deputet nuk do ta votojnë, por për shkak se kimia në mes të këtyre dy subjekteve kurrë nuk ka funksionuar – andaj t'ia lëmë kohës e ta shohim si do të funksionoi! Në të kundërtën, ne, nuk duhet të merremi me analiza kush çfarë ka bërë, por duhet të qëndrojmë së bashku, për t’u përgatitur për etapat që po vijnë”, ka thënë Tahiri.
Ai është i bindur se votuesi do të dijë të vlerësoje besnikërinë, qëndrimin korrekt e dinjitoz në krahasim me mashtrimin dhe lakminë per pushtet me çdo çmim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat