Qeverisja Muja, për 6 muaj i “hanë” 255 mijë qebapa (Video)

Kosova

Qeverisja Muja, për 6 muaj i “hanë” 255 mijë qebapa (Video)

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 19:46

Deputeti i Kuvendit Komunal të Prizrenit Artan Abrashi, ka akuzuar qeverisjen e Ramadan Mujës, për shpenzime skandaloze të buxhetit të Komunës, për dreka zyrtare.
Sipas një raporti të prezantuar nga Komuna e Prizrenit, rreth 63.000 euro janë shpenzuar për dreka zyrtare, gjatë periudhës 6 mujore.
Deputeti Abrashi, madje hyn në kalkulime, sipas të cilave del se ekipi i Ramdan Mujës ka ngrënë rreth 255.000 “qebapa”.
Ai ka bërë thirrje, që të ndalohet ky abuzim i parasë publike, për arsye se Komuna e Prizrenit ka një shkallë të lartë të varfërisë dhe pa punësisë. /Inlajm


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat