Avni Klinaku: Nuk hyj në Qeveri të Isa Mustafës!

Kosova

Avni Klinaku: Nuk hyj në Qeveri të Isa Mustafës!

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 19:02

Avni Klinaku, lideri i Lëvizjet për Bashkim, sot ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se edhe ai gjoja do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar në koalicionin PDK-LDK.
“Sot media të ndryshme kanë spekuluar se unë do të jem pjesë e kabinetit qeveritar në qeverinë e ardhshme! Kjo nuk është aspak e vërtetë!”, ka shkruar ai në profolin e tij në Facebook.
“As unë e as dikush tjetër nga LB-ja nuk ka biseduar për këtë çështje me askënd. Personalisht po ju them se unë nuk pranoj të përfshihem në asnjë formë në qeverinë e Isa Mustafës”, ka shkruar ai.
Sipas tij, forumet e Lëvizjes për Bashkim do të japin qëndrimin e plotë para konstituimit të seancës së parë të legjislaturës së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat