Marrëveshjet e fshehta PDK-LDK! A po manipulohet opinioni?

Kosova

Marrëveshjet e fshehta PDK-LDK! A po manipulohet opinioni?

Nga: Valbona Mazreku Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 18:04

Për analistin Muhaxhiri, kjo “ëndërr” e Hashim Thaçit, duhet të marrë “bekimin” e bashkësisë ndërkombëtare, më saktësisht të Ambasadës Amerikane, në çdo variant që do të synonte ai.

LDK negocioi me PDK-në jo vetëm pozitën e kryeministrit, por edhe atë të presidentit, kështu të paktën vlerësojnë analistët. Madje disa nga analistët politik dhe njohës të çështjeve kushtetuese marrëveshja e këtyre dy partive po shihet si interes i ngushtë i disa figurave brenda këtyre dy partive, konkretisht Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, e po ashtu edhe disa të tjerëve që zakonisht janë pas këtyre dy liderëve. Për Fisnik Korenicën, analist politik, me arritjen e marrëveshjes mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo e fundit, LDK-ja, nuk ka bërë lëshim në fakt vetëm me hyrjen në koalicion me PDK-në, por lëshimi më i madh është heqja dorë nga një pozitë shumë e rëndësishme me një mandat pesë vjeçar, atë të presidentit, që është shefi i shtetit, pozitë kjo që ligjërisht është në zgjedhje vetëm në vitin 2016 në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat