Ambasadorja e Turqisë në Kosovë viziton Vushtrrinë

Kosova

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë viziton Vushtrrinë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 17:52

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka pritur sot ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, me të cilën kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshe.

Kryetari Mulaku e njoftoj ambasadoren Ozan me gjendjen në të cilën ka qenë Vushtrria, por edhe me të arriturat si në aspektin infrastrukturor, njashtu edhe atë ekonomik e kulturor.

I pari i Vushtrrisë me këtë rast e ka falënderuar ambasadoren turke për ndihmën e dhënë komunës së Vushtrrisë, gjatë gjithë viteve të pasluftës.

Në anën tjetër, ambasadorja Ozan tregoj se sa herë që vjen në Vushtrri, sheh përparim dhe e uroj kryetarin Mulaku për këtë. “Shpreh kënaqësinë time që komuniteti turk në Vushtrri, është i integruar plotësisht. Sot jemi mbledhur këtu për të biseduar edhe për hapjen e qendrës prodhuese të fabrikës “Bursa Konfeksion”, e cila besoj që përveç prodhimit do të siguroj edhe edukim për të rinjtë e Vushtrrisë”, tha Ozan.

Ambasadorja Ozan ishte e shoqëruar edhe nga pronari i fabrikës “Bursa Konfeksion”, me të cilin Komuna e Vushtrrisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje kishte të bënte me bërjen e praktikës në qendrën prodhuese të “Bursa Konfeksion” në Vushtrri nga nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale, gjegjësisht nxënësit e klasës së dymbëdhjetë të drejtimit të tekstilit.

Këta nxënës, sipas marrëveshjes, do të bëjnë praktikën tri herë në javë në këtë qendër prodhuese, ndërsa dy ditë do t’i vijojnë mësimet teorike në shkollë.

Ndryshe, qendra prodhuese (filiali) i “Bursa Konfeksion” u përurua sot në Vushtrrisë, ku të pranishëm përveç pronarit dhe drejtuesve të saj, ishin edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat