Express: Vjosa Osmani, ministre e Drejtësisë

Kosova

Express: Vjosa Osmani, ministre e Drejtësisë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 14:49

Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Vjosa Osmani i ka kërkuar mirëkuptim Isa Mustafës për qëndrimin që ka mbajtur kundër koalicionit me PDK’në.

Burime të Express kanë treguar se Osmani është takuar me Isa Mustafën dhe i ka thënë se është e gatshme të marrë edhe pozitë në Qeverinë e Kosovës.

Express ka provuar disa herë të marrë një qëndrim nga Vjosa Osmani, por ajo nuk është lajmëruar në telefon.

Sidoqoftë, Vjosa Osmani, e cila është anëtare e Kryesisë së LDK’së dhe e Këshillit të Përgjithshëm, kishte dalë publikisht kundër koalicionit me PDK’në.

Ajo kishte thënë se hyrja në koalicion me Partinë e Thaçit shënon edhe fundin e LDK’së.

Por, duket se gjërat kanë ndryshuar kur Osmani e ka parë se Isa Mustafa përnjëmend po bëhet Kryeministër.

“Osmani ka kërkuar mirëkuptim për pozitën e saj në Këshillin e Përgjithshëm. Madje, është shprehur e gatshme edhe për të marrë pozitë në Qeveri”, ka thënë një zyrtar i LDK’së.

Ndërkohë, burime të Express kanë treguar se Vjosa Osmani është e gatshme për pozitën e Ministres së Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat