Me LDK-në, vazhdojmë me sukseset!

Kosova

Me LDK-në, vazhdojmë me sukseset!

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 13:52

Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK), e udhëhequr nga Edita Tahiri vlerëson lartë arritjen e koalicionit në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas një komunikate për media, kjo marrëveshje për bashkëqeverisje i dha vendit një zgjidhje për një qeveri të stabilitetit për të cilën ADK-ja është angazhuar prej fillimit si parti dhe si partnere e koalicionit fitues të udhëhequr nga PDK-ja, si dhe i dha fund bllokadës disa mujore të formimit të institucioneve.

“ADK si parti e vlerave të liberal demokracisë dhe programit të sajë për një qeverisje demokratike dhe efektive me vizion euro-atlantik, beson se koalicioni qeverisës mes PDK me partnerët e sajë dhe LDK është një koalicion për qeverisje demokratike dhe legjitime sepse shpreh besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës të shprehur përmes votës së lirë në zgjedhjet e suksesshme parlamentare të qershorit të këtië viti”.

Qeveria e kaluar e udhëhequr nga PDK dhe ku ADK ishte pjesë e qeverisjes ka arritur rezultate të mëdha për shtetin tonë të ri si në planin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm, andaj dhe i fituam zgjedhjet nacionale. Qeveria e ardhshme e cila do të forcohet mëtej me përfshirjen e LDK-së në qeveri do të jetë një vazhdim i sukseseve tona”, thuhet në komunikatën për media të ADK-së.

“Në aspektin ideologjik, koalicioni qeverisës do ngërthen në vete subjekte politike të spektrit të djathtë dhe koinçidon me koalicionet e mëdha të arritura në praktikat e shteteve demokratike dhe që kanë dhënë suksese. Ky koalicion do të ketë mbështetje të fuqishme në Parlamentin e Kosovës, që do të ndikoj shumë pozitivisht në ndërmarrjen e reformave gjithë përfshirëse, avancimin e mëtejmë të agjendës euroatlantike, zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies, forcimin e sektorit privat, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës, sundimit të ligjit dhe fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat