Përvjetori tjetër festohet me Ushtri

Kosova

Përvjetori tjetër festohet me Ushtri

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 13:50

Sot është mbajtur ceremonia e shënimit të 6 vjetorit të Forcës se Sigurisë të Kosovës në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë e cila ndryshe njihet edhe si “Dita e Forcës”. Në këtë ceremoni parakaluan trupat mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, në ketë ceromoni kanë mbajtur fjalim zyrtarët më të lart shtetërorë.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e cila tha se është e nderuar që merr pjesë në përmbylljen edhe të një viti të kurorëzimit të përkushtimit tuaj për të profesionalizuar dje për të kontribuar në jetësimin e vizionit për shtetin e Kosovës të sigurt e stabil dhe në paqe me të gjithë.

“Në jetësimin e vizionit përpushjen e idealeve të gjeneratave të tëra për një shtet demokratik dhe gjithë përfshirës dhe për një forcë të sigurisë që luanë role në forcimin e subjektivitetit të vendit ju po qëndroni pran qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie duke e forcuar besimin e tyre me ju dhe me mekanizmat e sigurisë dhe në forcën dhe profesionalizmin tuaj, dhe prandaj dua të shprehi mirënjohjen tuaj të thellë gjeneral e udhëheqës së Forcës së Sigurisë së Kosovës për lidershipin dhe vendosmërinë e treguar në ndërtimin e këtij institucioni qëndrueshëm”, tha Jahajaga.

Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, tashmë nuk ka alternativë. Kuvendi i ri i Kosovës, menjëherë pas konstituimit do të votojë formimin e Forcave të Armatosura, në mënyrë që të kompletohet konstituimi i plotë i shtetit të Kosovës.

Kështu thanë udhëheqësit institucional e ushtarak të mërkurën në manifestimin e mbajtur në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me rastin e gjashtëvjetorit të formimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati, tha se FSK-ja do ta festojë përvjetorin e shtatë me emër tjetër, me emrin, Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Unë, si komandant i FSK-së, me siguri të plotë mund të ritheksoj se FSK është e gatshme të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës dhe merr detyra të reja për mbrojtjen e vendit dhe qytetarëve të saj. Kjo është një detyrë shumë fisnike dhe jemi të përkushtuar plotësisht ndaj saj”, tha Kastrati.

Pas mbajtjes së fjalimeve nga Komandanti i FSK-së, Presidentja e Kosovës dhe Kryeministri i Kosovës parakaluan kuadratet e FSK-së.

“Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk ka alternativë, mbetet punë parësore për Kuvendin e Kosovës që sa më para ta votojnë formimin e saj në mënyrë që të kompletoj konstituimi i plotë i shtetit tonë”, tha presidentja.
“Ne të gjithë besojnë në ju për ta mbrojtur Kosovën dhe për të bashkëpunuar me aleatët strategjikë”, u tha presidentja pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Jahjaga edhe në këtë manifestimi ushtarak, “Ditës së Forcës”, kërkoi ndërtimin më të shpjet të institucioneve për ta përmbushur detyrimin e tyre dhe më shumë punë për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet e Kosovës.
“Na duhet ndërtimi më i shpejtë i institucioneve tona të qëndrueshme, përfshirëse dhe të përgjegjshme, për ta përmbushur premtimin përpara qytetarëve tanë, për një Kosovë më ndryshe, më të zhvilluar dhe me të përparuar. Prej së cilës, nuk do të ikin rrugës së pasigurt në kërkim të pashpresë të një jete më të mirë diku tjetër”, tha ajo.

Ashtu si Jahjaga, edhe kryeministri Hashim Thaçi, tha institucionet e reja të Kosovës, të cilat sipas tij do të formohen së shpejti, prioritet do ta kenë hartimin e legjislacionit për shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.
Siç tha ai, FSK do të thellojë partneritetit për paqe me NATO-n si fazë fillestare, deri në anëtarësimin e plotë në NATO si objektiv madhor, dhe si vizion i shtetit.

“Perspektiva euroatlantike e FSK-së do të jetë prioritet i qeverisë së re që do të formohet në ditët e ardhshme”.
“Ju sigurojmë që institucionet që kanë dalë nga vota e lirë e qytetarëve të Kosovës, do t’i marrin vendimet e shpejta dhe, të pritura për krijimin edhe të Forcave të Armatosura të Kosovës”, tha Thaçi.

Në këtë manifestim, përveç presidentes dhe kryeministrit, morën pjesë personalitetet më të larta politike dhe ushtarake, përfaqësues të Komisionit për Siguri të Forcës së Sigurisë, Komandanti i KFOR-it, ambasadorët e akredituar në Kosovë, atashetë ushtarakë, përfaqësues të jetës kulturore, artistike dhe sportive, nxënës të shkollave fillore të mesme, student si dhe qytetarë të Kosovës.

Gjithashtu, gjatë “Ditë së Forcës” është inauguruar edhe objekti i Ministrisë së Forcës së Kosovës e cila zë një hapësirë prej 10 mijë kilometra katrorë ka kushtuar 5milion e 700 mijë euro. Gjatë këtij inaugurimi mbajti fjalë ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku i cili tha se për 15 vite është punuar në kushte të favorshme por tani me ndërtimin e objektit të ri me kushte për punë do të ketë hapësirë të mjaftueshme.

“Sot po shënojmë një ngjarje shumë të rëndësishme e cila është e veçantë për të gjithë ne, jemi të gëzuar sepse pasi kemi punuar me shumë se 15 vite në kushte jo edhe të volitshme që tani na janë ofruar kushte të shkëlqyeshme për punë dhe hapësirë të mjaftueshme, të rehatshme dhe moderne. Të nderuar zyrtarë të ministrisë, shërbyes civil dhe ushtarak”, tha Çeku.

Po ashtu, Çeku tha ky objekt i ri në të cilin do të punohet në vitet e ardhshme do të ketë më shumë mundësi për ti kryer punët me sukses.

“Jam i sigurt që ju do të ndiheni mirë duke punuar në këtë ndërtesë në vitet në vijim për më shumë duke pasur një ndërtesë moderne të planifikuar dhe të organizuar mirë do të keni më shumë mundësi të përqendroheni me lehtë në detyrat e juaja që do ti kryeni dhe ato me më shumë sukses”, ka thënë Çeku.

Po ashtu, ka mbajtur fjalim edhe zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Fadil Kryeziu i cili tha se shërbimet e inxhinierisë, pos që janë kompetencë e MAP-it, ato janë edhe projekte me përparësi, që kanë të bëjnë me vendosjen e institucioneve në objekte shtetërore.

“Rasti i ndërtesës së MFSK-së është dëshmi për angazhimin e MAP-it në këtë plan. Ndërtesa, që po e përurojmë sot, tha ai, pos që i përmbushë të gjitha kriteret e NATO-s, ajo e ka një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë dhe si e tillë ka kushtuar 5.700.000 euro. Këto mjete, për ndërtimin e ndërtesës i dha Qeveria e Republikës së Kosovës, kurse punimet e dy fazave të ndërtimit janë përcjellë nga MAP-i”, tha Kryeziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat