Ja kush janë gratë ministre të PDK-së

Kosova

Ja kush janë gratë ministre të PDK-së

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 11:59

Derisa gara mes burrave të partive politike për vendet ministrore është bërë jashtëzakonisht e ashpër, një garë më e heshtur po zhvillohet edhe mes grave. Mediat kanë arritur të mësojë emrat e zonjave që pritet të përfshihet në Qeverinë e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës.

Qeveria e ardhshme e koalicionit PDK-LDK pritet të ketë më shumë zonja sesa Qeveria e shkuar. Të paktën ky është zotimi i lidershipit të dy partive. Derisa në LDK përmendet Teuta Sahatçiu si një prej grave që do të përfshihet në ekzekutivin e ardhshëm, një listë me e madhe po qarkullon në PDK.

Kryesisht bëhet fjalë për gra të reja, të shkolluara në botën perëndimore dhe të dëshmuara në pozitat që kanë mbajtur më herët.

Një zyrtar i lartë i PDK’së tha se në kabinetin e ardhshëm qeveritar do të jetë Dhurata Sadiku-Hoxha, Këshilltarja aktuale e Kryeministit Thaçi, Mrika Tahiri, ish-Drejtoresha e AKP’së, Laura Zherka, një prej grave të Kryesisë së PDK’së, më pas Mrika Kotorri e Kabinetit Thaçi II, ish-ministrja Justina Shiroka Pula dhe Nënkryetarja e PDK’së, Margarita Kadriu.

“Këto janë emrat që qarkullojnë aktualisht. Sigurisht do të ketë edhe emra të tjerë, meqenëse disa femra do të sistemohen në poste zëvendësministrore”,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat