Dardan Gashi thotë se VV dëshmoi se ishte e gatshme për gjithçka për të qenë në pushtet

Kosova

Dardan Gashi thotë se VV dëshmoi se ishte e gatshme për gjithçka për të qenë në pushtet

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 21:39

Dardan Gashi thotë se shpreson që PDK dhe LDK do ta kenë qëllim kryesor përparimin e Kosovës.
Ai thotë se është koha që "partitë të na kursejnë nga retorikat e tyre". Sidomos, thotë ai, nga retorika duhet të na kursejë Vetëvendosje pasiqë u pa se edhe ajo ishte e gatshme të hynte në kombinime politike.

"Besoj se edhe LDK edhe PDK cakun kryesor e kanë që Kosova të përparojë. Është mirë që të na kursejnë të dy palët, edhe VV prej retorikës sepse në fund u pa se edhe VV ishte e gatshme të hyjë në kombinime politkike", ka thënë Gashi në emisionin "Zona B".

Ai ka thënë se edhe debati mes PDK'së dhe LDK'së tani po zhvillohet për programin qeverisës, ashtu siç do të duhej të diskutonin të gjitha partitë.

Prandaj është e mirë që të niset të flitet për programe politike. Mendoj se tani edhe debati mes PDK'së dhe LDK'së po zhvillohet për programin qeverisës më shumë se për emra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat