Lajmërohet Basri Muja: Na shantazhuan dy kolegje private

Kosova

Lajmërohet Basri Muja: Na shantazhuan dy kolegje private

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 20:35

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Basri Muja, i cili gjithashtu është i dyshuar për dallavere, është lajmëruar nga Gjermania. Ai ka thënë se fajin për arrestimin e zyrtarëve të AKA-së e kanë kolegjet private. Madje, ai ka thënë se dy prej tyre e kanë shantazhuar Agjencinë Kosovare të Akreditimit.
Sot policia e Kosovës ka arrestuar Feridje Zhushin dhe Armend Mujën, nën dyshimin për dallavere me akreditimin e kolegjeve private në Kosovës. Një nga të dyshuarit është edhe Basri Muja, i cili gjendet në Gjermani.
Lexojeni të plotë reagimin e Mujës.
Sot, përmes mjeteve te informimit kuptova për vendimin e prokurorisë për fillimin e hetimeve ndaj meje.
Publiku i gjere është informuar edhe me herët për presionet dhe shantazhet ndaj Agjencisë se Kosovës për Akreditim (AKA) nga pronaret e dy kolegjeve private. Ata, me qellim te justifikimit te dështimeve te veta para studenteve, prindërve te tyre dhe opinionit te gjere vazhdimisht kane dezinformuar për stafin e Agjencisë, anëtarët e Këshillit Shtetëror te Cilësisë si dhe ekspertet ndërkombëtar te angazhuar ne procesin e vlerësimit.
Qe nga themelimi, AKA, bazuar ne Ligjin për arsimin e larte, gjate procesit te vlerësimit, ka implementuar praktikat me te mira evropiane. Si rrjedhoje e kësaj dhe ne baze te raportit te eksperteve ndërkombëtar te cilët ne janar 2014 e vizituan AKA-ne, me 15 shtator 2014, Bordi i Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë (ENQA) ka aprovuar kërkesën për anëtarësim te plote te AKA-se ne ENQA. Deri me tani vetëm 23 shtete evropiane kane agjencitë e tyre anëtare te plota ne këtë organizate shume te respektuar.
Dua t’ju informoj se zyrtarisht po marr pjese ne një seminar, te planifikuar shume me herët ne Gjermani. Sipas agjendës se parapare do te kthehem ne Kosove dhe natyrisht do te jam ne dispozicion te plote te organeve kompetente ne te cilat kam besim te plote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat