Isa Mustafa kryeministër! Ja kabineti qeveritar!

Kosova

Isa Mustafa kryeministër! Ja kabineti qeveritar!

Nga: Valbona Mazreku Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 18:13

Emrat që përmenden nga burime të “Bota sot”, për ministra janë: Teuta Sahatqija, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Bajram Gecaj, Skender Hyseni, Ismet Beqiri, Sali Morina.

Ende zyrtarisht nuk janë përpiluar listat me emrat e atyre që do të udhëheqin ministrit në kabinetin qeveritar, PDK-LDK që pritet të udhëhiqet nga LDK-ja. Zyrtar të PDK-së assesi të pohojnë se me marrëveshjen mes PDK dhe LDK, posti i kryeministri i takon LDK-së, përkatësisht të nominuarit të këtij koalicioni Isa Mustafës.

Në PDK një gjë e tillë nuk po konfirmohet, e këtë se bërë as sot kryetari i PDK-së, kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, i cili foli për marrëveshjen me LDK dhe mbështetjen e kryesisë, këshillit drejtues të partisë e nga sot dhe grupit parlamentar të partisë që ia drejton, por nuk foli për ndarjen e pushtetit me LDK-në.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat