Policia nis hetimet për skandalin e video-akuzës ndaj Enver Hasanit

Kosova

Policia nis hetimet për skandalin e video-akuzës ndaj Enver Hasanit

Nga: M. Lakna/ A. Muji Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 18:07

Lidhur me këtë, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe profesorin Enver Hasani, mirëpo ai nuk ka preferuar të flas.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth një videoje që po qarkullon në internet, e ku kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, përmendet në cilësinë e profesorit të Universitetit Hasan Prishtina, si shantazhues i një studenteje për marrëdhënie seksuale në këmbim të notës.

Një video e publikuar ditë më parë në rrjetet sociale ka tronditur opinionin publik.
Aty një vajzë, rrëfen se si Enver Hasani, profesor në Fakultetin Juridik, i ka kërkuar shoqes së saj marrëdhënie seksuale në këmbim të notës. Madje, në këtë video, vajza së cilës nuk i shihet fytyra, tregon se si Hasani e kishte marrë shoqen e saj dhe e kishte dërguar në një hotel në Vushtrri dhe më pas kishte abuzuar me të seksualisht.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat