Jacobson: Doganat luftuan korrupsionin dhe nepotizmin

Kosova

Jacobson: Doganat luftuan korrupsionin dhe nepotizmin

Nga: Valbona Mazreku Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 17:57

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka vizituar Doganën e Kosovës, ku i përgëzoi këta të fundit për të arriturat në Doganën e Kosovës. Ajo vlerëso lart ët arriturat e këtij institucioni ndër të cilat përmendi, ishte luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit.

“Themelimi i qendrës së re te monitorimit , ku është e mundshme që të vëzhgohen të gjitha procedurat dhe proceset e Doganave dhe zhdoganimit, por po ashtu edhe për themelimin e një zyre qendrore për evaulimin, për vlerësimin të gjitha importeve i cili ku bëhet monitorimi, por po ashtu bëhet edhe vlerësimi i të gjitha zhdoganimeve në mënyrë të rastësishme. Duam ta përgëzojmë po ashtu për të gjitha të arriturat në luftën kundër korrupsionit si dhe në luftën kundër nepotizmit. Ne jemi krenar për mbështetjen që ja kemi dhënë Doganave të Kosovës, përmes programeve tona, përmes EXBIS-it, USAID-it si dhe të programeve të tjera e veçanërisht duke marrë parasysh se Doganat e Kosovës, janë përgjegjëse për 75 % të buxhetit të shtetit”, tha Jacobson.
Drejtor i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës , përmes projektit të EXBIS-it, kanë ndihmuar Doganën e Kosovës me pajisje.
“Ne kemi arritur që të marrin një vlerësim shumë të lartë nga komisioni Evropian për liberalizimin e vizave. Progresi ka arrit në mbledhjen e Doganës në të hyra ku kemi arritur që sot të kemi 4.41% të hyra më shumë sesa vitit i kaluar. Po ashtu e informova Ambasadoren me gjithë reformën në të cilën e kemi bërë brenda Doganës së Kosovës, në fushën e zbatimit të ligjit në fushën e luftimit të korrupsionit dhe nepotizmit, si dhe e informova Ambasadoren edhe për sfidat që na presin për vitin e ardhshëm”, tha Rafuna
Lulzimm Rafuna tha se këtë vit janë duke e mbyllur me shumë sukses, për herë të parë siç tha ai, do të arrihet shuma më e madhe e të hyrave, për 14 vjet prej që funksionon Dogana e Kosovës , duke treguar se po presin që ti afrohen 900 milion-shit. Mirëpo, për Doganën e Kosovës viti 20`15 do të jetë më shumë sfida për të cilat është përgatitur tashmë ky institucion. Ndër sfidat kryesore Rafuna përmendi arritjen e projeksionit prej 962 milionë që është i paraparë me ligjin e buxhetit për vitin 2015 dhe zhvillimi i një administrate doganore, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për shkak të proceseve integruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat