Bashkëpunimi me Kosovën, qendra e politikës së jashtme

Kosova

Bashkëpunimi me Kosovën, qendra e politikës së jashtme

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 16:48

Mendohet se Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian brenda 10 vitesh.

Bashkimi Evropian do të jetë projekt i mbyllur vetëm atëherë kur pjesë e tij do të jenë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu tha ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, përpara studentëve të Universitetit AAB në Prishtinë, për të cilët mbajti një ligjëratë për politikat e jashtme të Shqipërisë.

Minxhozi vlerësoi se duhet të rritet shkalla e bashkëpunimit në mes të vendeve në rajon.

Ai tregoi për përpjekjet e mëdha që po bënë Shqipëria për të marrë vendin e shtetit anëtar në familjen e madhe evropiane. Madje sipas tij, mendohet se në 10 vitet e ardhshme, Shqipëria do të futet në BE.

“Ka pasur një hendek të madh midis politikës, ose politikbërësve dhe dëshirave të qytetarëve. Tani neve jemi në kampin, si me thënë, të përpjekjeve në kampin e vendeve që2 bëjnë përpjekje të mëdha për tu futur në Bashkimin Europian. Por që fatkeqësisht që për ne është pak vonë dhe është një rrugë shu8më e gjatë. Shqipëria më gjasa mendon që mund të jetë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian brenda 10 vjetësh", ka thënë ai.

Minxhozi tha, se “sita” për vendet e Ballkanit Perëndimor për tu futur në BE është bërë shumë e imët.

Siç tha ai, Shqipëria është e mendimit se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë përbërëse e Bashkimit Europian. Sipas tij, është një përfitim i dyanshëm, për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në.

Minxhozi tha se qendër të politikës së jashtme e kanë bashkëpunimin me Kosovën.

"Ne, qendrën e politikës së jashtme e kemi bashkëpunimin me Kosovën dhe s’synojmë me këtë drejtim? Më falni duhet të jem ekzakt në atë që e them lidhur me këtë çështje, më lejoni të lexojë. Në muajin janar të këtij viti është bërë mbledhja e dy qeverive, qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, për të përcaktuar linjat e bashkëpunimit midis dy qeverive tona, që ato të jenë sa më efikase, është një mbledhje historike, është mbajtur në Prizren. Arsyeja është që ne patjetër duhet të koordinojmë veprimet, jo thjeshtë si dy vende ose shtete që na ndanë një kufi në mes por edhe si popullsi shqiptare me të njejtin gjak, i njëjti komb, e njëjta gjuhë, të njëjtat tradita, për të bashkëpunuar në mënyrë sa më efikase", ka thënë ai.

Sipas tij, duhet të ketë projekte të mëdha të zhvillimit, mes vendeve të rajonit.

I pyetur nga studentët, Minxhozi foli edhe për kurrikulat mes Kosovës dhe Shqipërisë. Madje ai tha se njehsimi i kurrikulave nuk është betim në fushën e arsimit por edhen ë fushat e tjera. Këtu ai përmendi unifikimin e standardeve ushqimore.

"Po bëhet një studim, dhe brenda muajit dhjetor dhe do të ketë një akordim midis Qeverisë së re të Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për të pasë për mallrat ushqimore, për të pasë një standard. Ai mall që merr vilën në Kosovë është i detyrueshëm për autoritetet shqiptare për ta quajtur mall sikur prodhohet në Shqipëri", ka thënë ai.

Gjithashtu, Minxhozi tha se Kosova e Shqipëria janë shumë mirën ë fushën e artit, kulturës e turizmit.

Në tërësi, sipas Minxhozi, duhet të ekzistojë një bashkëpunim i thellë midis vendeve të rajonit. Ai tha se nuk mjafton ai qeveritar, bashkëpunimi duhet të bëhet më i thellë. Se, siç tha ai, historia i përket së kaluarës, e ardhmja është mes kombeve e njerëzve të thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat