Lunaçek: Akuzat për korrupsion të EULEX-it janë tema në Parlamentin Europian

Kosova

Lunaçek: Akuzat për korrupsion të EULEX-it janë tema në Parlamentin Europian

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 14:40

Nënkryetarja EP-së Ulrike Lunaçek shpreson se Kosova së shpejti do të pranohet në institucione të ndryshme të KB-së si dhe në organizatën botërore.
Ajo thekson se edhe vendet tjera anëtare të BE-së duhet ta njohin pavarësinë Kosovës.

Lunaçek, në video mesazhin e shfaqur në konferencën „Diplomacia multilaterale - mundësitë dhe sfidat për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare” në Vjenë, përcjell B92, transmeton Koha net, ka thënë sot se për fat të keq ekzistojnë probleme brenda Kosovës dhe ka shtuar se do të kishte dashur që tashmë të ekzistonte Qeveria pas zgjedhjeve para gati gjysmë viti sepse kështu do të kishte qenë më lehtë për ata që e përkrahin anëtarësimin plotë dhe me të gjitha të drejtat në organizata ndërkombëtare.

Ajo po ashtu ka thënë se ka probleme lidhur me EULEX-in dhe se akuzat për korrupsion janë tema edhe në Parlamentin Europian.

Lunaçek ka thënë se me shumë kolegë në Parlamentin Europian po punojnë që Kosova të pranohet në OKB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat