A do të heq dorë sot PDK nga posti i Kryeministrit?

Kosova

A do të heq dorë sot PDK nga posti i Kryeministrit?

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 12:52

Partia Demokratike e Kosovës sot pritet që gjatë ditës të mbledh Kryesinë e saj. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.

“Është mbledhje e rregullt”, ka thënë shkurt nëpërmjet SMS-it Hajredin Kuçi.

Mirëpo, burime nga PDK kanë thënë se kjo mbledhje do të jetë vendimtare para se partia më e madhe në vend të marrë vendim për të hequr dorë nga posti i kryeministrit.

“Kjo mbledhje do të jetë përcktuese për hapat që do t’i ndërmarrë PDK për qeverisjen e ardhshme me LDK-në. Në këtë mbledhje sipas të gjitha gjasave do të vendoset nëse PDK do të heq dorë nga posti i kryeministrit”, ka thënë ky burim brenda PDK-së.

Mirëpo, në LDK duket se ka një vendosmëri, të paktën në mënyrë deklarative që Isa Mustafa të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit.

Zyrtarë të lartë të LDK-së, kanë kërcënuar dje PDK-në se nëse nuk do ta marrin postin e kryeministrit, do të heqin dorë nga marrëveshja dhe do të qëndrojnë në opozitë. Pos nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa kanë kërkuar që me çdo kusht LDK ta ketë postin e kryeministrit.

Mediet kanë raportuar se këto dy ditë janë vendimtare për ndarjen e posteve ndërmjet partnerëve të koalicionit PDK- LDK.

LDK e Isa Mustafës edhe pse në vazhdimësi që prej se u arrit marëveshja deklaroi se asaj i takon posti i kryeministrit, në PDK ndërkaq, askush deri më sot nuk e ka thënë ta paktën publikisht se kanë hequr dorë nga posti i kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat