Thaçi: FAK-u, detyrë filletare e Qeverisë së re

Kosova

Thaçi: FAK-u, detyrë filletare e Qeverisë së re

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 10:10

Kryeministri në largim Hashim Thaçi ka falënderuar ish-Sekretarin e Mbrojtjes Chuck Hagel të SHBA-ve për ndihmën që i ka ofruar Kosovës.

Ndërsa sa i përket Qeverisë së re Thaçi ka shkruar se ndër detyrat fillestare do të jetë themelimi i FAK-ut.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Dëshiroj ta falënderoj ish-Sekretarin e Mbrojtjes Chuck Hagel të SHBA-ve për shërbimin që ka dhënë Kosovës gjatë këtyre viteve si ministër i mbrojtjes por edhe si senator shumëvjecar. Që më 1999 Hagel ka sponsorizuar resoluta për bombardimin e Serbisë ndërsa në vitet e fundit ka qëndruar fuqishëm për prezencën ushtarake amerikane aty ku ka nevojë dhe për ndihmë Kosovës deri sa po reformohet nga një importuese e resurseve të sigurisë në një garantuese të stabilitetit rajonal.

Një nga detyrat fillestare të Qeverisë së re do të jetë edhe përfundimi i procedurave parlamentare për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe përfitimin e marrëdhënieve kontraktuale me NATO.

Ndihmesa që ka dhënë ish-Sekretari Hagel si senator republikan dhe në kabinetin Obama ka qenë pozitive për Kosovën. HTH/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat