Kompromise në prioritetet PDK–LDK

Kosova

Kompromise në prioritetet PDK–LDK

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 08:50

Koalicioni i dy subjekteve më të mëdha politike në vend, PDK dhe LDK, do t’i shtyjë të dyja partitë që të bëjnë lëshime të shumta në raport me premtimet dhe prioritetet kryesore që u kishin premtuar votuesve.
PDK do të reduktojë dukshëm “Misionin e Ri” me gjithë premtimet bombastike duke ulur nivelin e premtimeve për numrin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e pagave.

Kurse LDK fillimisht do të heqë dorë nga premtimet populliste siç ishin ndryshimi i himnit dhe flamurit të Kosovës dhe zëvendësimi i tyre me flamurin e ish presidentit Ibrahim Rugova dhe himnin “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”.

Po ashtu, LDK kishte premtuar reduktimin e numrit të ministrive për të kursyer buxhetin. Por, lidhja e saj me PDK-në mund të shkaktojë efekt të kundërt, duke shtuar numrin e ministrive dhe duke e dëmtuar edhe më shumë buxhetin për t’i rehatuar apetitet partiake. Qeveria Thaçi ‘2’ ishte kritikuar në shumë raste në ish lideri opozitar, Isa Mustafa për shpenzime të panevojshme për shkak të numrit të madh të ministrive.

Por, njoftimet e para flasin se Qeveria e re, mund të ketë edhe një apo dy ministri më tepër, pasi që përmes tyre do të plotësohen kërkesat e PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe komuniteteve tjera pakicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat