Askush nga NISMA nuk është takuar me Metën

Kosova

Askush nga NISMA nuk është takuar me Metën

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 00:32

Asnjë nga zyrtarët e Nismës për Kosovë, përfshirë kryetarin, Fatmir Limaj, nuk është takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metën.
“Kryetari Limaj dhe asnjë zyrtar tjetër i Nismës nuk është takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metën”, ka thënë për “PrizrenPress”, burimet e sigurta brenda Nismës për Kosovë.

Sipas këtyre burimeve lajmi se vizita e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, mund të lidhet edhe me lehtësimin dhe përafrimin e raporteve mes LDK dhe Nisma, është spekulim.

“Nuk është i vërtet ky lajm. Nisma për Kosovë nuk do t’i bashkëngjitet koalicionit PDK-LDK. Ky subjekt politik ashtu siç ka paralajmëruar do të qëndrojë në opozitë”, tregon burimi brenda Nismës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat