Agushi: Kuvendi Komunal i Gjilanit nuk e ka shpallur Ilir Metën Qytetar Nderi

Kosova

Agushi: Kuvendi Komunal i Gjilanit nuk e ka shpallur Ilir Metën Qytetar Nderi

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 22:46

Këshilltari i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Isa Agushi, tha se Kuvendi nuk ka marrë vendim që ta shpallë Qytetar Nderi kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metën.
Ai tha se, mirënjohja që mori Ilir Meta është private dhe i është dhënë vetëm nga Lutfi Haziri, sepse asnjë të mirë Ilir Meta nuk e ka bërë për Gjilanin.

Agushi tha se as hair as sherr nuk ka nga vizita e Ilir Metës.

“Nuk e di se çfarë të mire i ka sjellur Gjilanit, Ilir Meta. Nëse i ka bërë mirë Kosovës atëherë le t`i jep Prishtina mirënjohje, e jo Gjilani”, tha i revoltuar Agushi. /rajonipress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat