Thaçi e kujton gazetarin Viktor Meier

Kosova

Thaçi e kujton gazetarin Viktor Meier

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 21:59

Gazetari dhe historiani Viktor Meier, është kujtuar përmes një postimi në “Facebook” nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi.
Lexoni të plotë postimin:
“Vdekja e gazetarit, analistit, publicistit dhe historianit Viktor Meier është humbje e një personaliteti të rrallë të formatit evropian i cili me kohë u rreshtua nga ana e popujve dhe kombeve të shtypura të Evropës Juglindore.
Meier i mbrojti botërisht përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi që nga viti 1981.
Meier ishte aktiv edhe në periudhën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kohë gjatë së cilës ruaj kujtimet më të mira.
Meier ishte i pranishëm edhe në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008 ndërsa është nderuar nga Presidentja Jahjaga edhe me Urdhrin e Republikës së Kosovës për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”.
Qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë me respekt dhe konsideratë të lartë këtë mik të madh të lirisë dhe pavarësisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat