Jakup Krasniqi: Këto janë pesë dështimet e koalicionit PDK- LDK

Kosova

Jakup Krasniqi: Këto janë pesë dështimet e koalicionit PDK- LDK

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 21:26

Deputeti i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi nuk mund të bindet se marrëveshja e arritur për bashkëqeverisje mes PDK-së dhe LDK-së do t’i sjellë të mira vendit, ndërkohë që kanë pas vetes një histori koalicioni.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar për pesë dështimet e Kosovës gjatë qeverisjes së PDK-së dhe LDK-së.
Lexojeni të plotë postimin e Jakup Krasniqit:
DO TË DESHIROJA TË SHPRESOJA!
Thuhet se shpresa vdes e fundit. Ndoshta është mirë me shpresuar! Por sa e si mund të jetohet me shpresën se “do bëhet mirë”! Edhe unë do të kisha dëshirë që koalicioni i madh i arritur ditëve të fundit, të sillte frymën e shpresën se njëmend!? Po unë nuk mund as të besoj e as të shpresoj. Pse?
Që 15 e më shumë vjet, këto parti kanë qeverisur vetë dhe kanë bashkëqeverisur, madje kanë dominuar edhe në qeverisjet vendore. Cili ka qenë rezultati i këtyre qeverisjeve dhe i bashkëqeverisjeve?! Nuk di a ka ndonjë njeri që mund t’i numëroi PESË punë të arritshme e të dukshme për publikun?
Në ketë rast do t’i numëroja PESË dështimet e mëdha të Kosovës gjatë qeverisjes se këtyre partive që nga viti 2000 (nga zgjedhjet e para lokale për pushtet vendor), e deri me tani. Gjatë këtyre viteve këto parti të mëdha nuk kanë arritur të:
1. Ndërtojnë shtetin e se drejtës;
2. Nuk kanë arrit të sigurojnë një zhvillim ekonomik që garanton siguri për qytetarin;
3. Nuk kanë arritur të ndërtojnë politika në procesin e privatizimit;
4. Nuk e kanë reformuar Procesin e Arsimit dhe të Shëndetësisë Publike dhe
5. Nuk kanë bërë asnjë ndryshim në politikat e Drejtësisë Sociale etj.
Është opinioni qytetar i shoqërisë së Kosovës, ai i cili duhet të vlerësoi se sa mundin këto parti të vetëquajtura të djathta, ta kthejnë zhvillimin ekonomik e demokratik në Republikën e Kosovës. Unë jam i bindur se me politikat që ofrojnë këto parti parazite, qytetarit të Kosovës i ofrohet vetëm një “perspektivé”, ate te zbrazjes se Kosovës përmes Beogradit, si në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, kur nga Kosova u larguam mbi 400.000 shqiptarë.
I dhimbshëm është largimi i shqiptarëve pas 15 viteve të shpresës e të besimit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat