Kasapolli: Matrapazët po gënjejnë qytetarët se azili është opsion (VIDEO)

Kosova

Kasapolli: Matrapazët po gënjejnë qytetarët se azili është opsion (VIDEO)

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 20:48

Ministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli i ka thënë RTV 21 se “matrapazët po gënjejnë qytetarët e Kosovës se kërkesa e azilit do iu pranohet” nëse dalin ilegalisht nëpër vendet e perëndimit.
Kasapolli ka thënë se fatkeqësisht përpjekjet e këtyre njerëzve që po mashtrojnë kosovarët po kanë sukses duke bindur qytetarët kosovarë se mund të dalin nëpër vende perëndimore dhe të mos kthehen më.
“Këto grupe janë pjesë e rrjeteve të agjencioneve fantome turistike që fatkeqësisht po depërtojnë te qytetari me lehtë se sa ne me informacionet tona”, ka thënë gjatë intervistës me RTV21, ministri Kasapolli.
“Ajo që po shohim sot është pamje fatkeqe e një realiteti të dhimbshëm. Ne si qeveri e Kosovës për një kohë të gjatë iu kemi bërë thirrje qytetarëve që imigrimi illegal nuk është zgjidhje për ta”, ka thënë më tej Kasapolli.
Në videon më poshtë mund ta shikoni intervistën e plotë me Gëzim Kasapollin:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat